Barça synon transferimet falas, “Katalanasit” vihen pas Partey e Jonathan David

schedule18:16 - 23 Nëntor, 2024

schedule 18:16 - 23 Nëntor, 2024

Kanë një sërë “yjesh” në skuadër, ama duket se mund të forcohen edhe më shumë.

“Katalanasit” e Barcelona janë prej kohësh në krizë financiare dhe e kanë patur goxha të vështirë për të transferuar lojtarë, ama kjo nuk i ndalon për të afruar lojtarë me parametra zero.

“Shkatërruesi” Thomas Partey i Arsenal dhe “bomberi” kanadez i Lille, Jonathan David janë në “radarët” e “Blaugranave”, me drejtorin sportiv të klubit, portugezin Deco që ka nisur negociatat për të afruar lojtarët pa shpenzuar para, në përfundim të kontrateve me klubet respektive, kontrata që skadojnë në fundin e këtij sezoni.

Sa i përket mundësisë së realizimit të këtyre transferimeve, Partey tashmë është kthyer në një lojtar stoli tek Arsenal dhe mendohet se dëshiron një aventurë të re, pavarësisht se Mikel Arteta e detyroi të qëndrojë në Londër, gjatë merkatos së verës.

Në krahun tjetër, Jonathan David duket të jetë gati për “hapin e madh” në karrierë me “bomberin” e sulmit, i cili e ka njoftuar klubin se do të largohet si lojtar i lirë në fundin e sezonit, teksa deri më tani ka shënuar 9 gola e ka asistuar 2 të tjerë në 11 përballje.

Në listë është një tjetër “gardian” për portën pas afrimit të polakut Szczesny, emri i të cilit ende nuk vendosur, kjo për shkak të dëmtimit të rëndë të Marc-Andre ter Stegen. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!