Barça synon talentin e “Pulëbardhave”, “gjigantët” e La Liga vihen pas “yllit” japonez

schedule22:29 - 20 Tetor, 2024

schedule 22:29 - 20 Tetor, 2024

“Fantazisti” 26-vjeçar i sulmit, Kaoru Mitoma ka hyrë në sezonin e tij të tretë, te “Pulëbardhat” e Brighton, teska është kthyer në një nga protagonistët e skuadrës angleze, me këtë të fundit që po bën mrekulli me skuadrën në elitën e Premier League.

Falë performancave “magjike”, në “Amex Stadium”, sulmuesi japonez tashmë ka tërhequr vëmendjen e “gjigantëve” evropian, me “Katalanasit’ e Barcelona, që janë të interesuar për “yllin” e Kombëtares së Japonisë, teksa prej kohësh vuajnë mungesën e një lojtari cilësor në krahun e majtë të fushës.

Ndërkaq, se në total te skuadra e Brighton, Mitoma ka zbritur plot 74 herë në fushë për skuadrën e Brighton, duke arritur të shënojnë 14 gola, si dhe të asistojë 15 herë të tjera për shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!