Sulmuesi i PSG-së, Neymar Jr, më në fund ka marrë një vendim rreth së ardhmes së tij. Braziliani është i lumtur në kryeqytetin francez dhe ka vendosur që të paktën të respektojë kontratën e tij, e cila përfundon në vitin 2022.
Sipas raportimit të “AS”, ylli i francezëve është lodhur duke pritur Barcelonën, e cila në fakt po kalon një kohë krize. Katalanasit nuk janë aktualisht në gjendje që ta përballojnë ekonomikisht transferimin e Nemyar dhe kjo është arsyeja se pse tashmë lojtari po mendon që të përfundojë kontratën e tij me francezët.
28-vjeçari e ka filluar mirë këtë sezon, ku deri më tani është aktivizuar në gjashtë ndeshje me klubin francez në të gjithë kompeticionet. Sulmuesi ka arritur ta dërgojë topin dy herë në rrjetë si dhe ka dhuruar katër asiste për shokët e skuadrës. /abcnews.al

