Barça për “pazar” te Manchester City, “katalanasit” kërkojnë 3 lojtarë të “qytetarëve”

schedule16:50 - 7 Mars, 2023

schedule 16:50 - 7 Mars, 2023

Para disa ditësh në mediat spanjolle qarkulloi lajmi se Barcelona do e kishte të pamundur të afronte lojtarë të rinj në merkaton e verës, për shkak të problemeve financiare që klubi ka, mirëpo drejtuesit e “katalanasve” duket se kanë tjetër “mendje” dhe dëshirojnë të “llastojnë” teknikun Xavi teksa në fokus të spanjollëve janë 3 lojtarë të Manchester City, të cilët “blaubgranat” i kërkojnë prej kohësh.

Objektivat tashmë dihen që prej merkatos së verës së shkuar. I parë në listën “katalane” është “fantazisti” i mesfushës, Bernardo Silva, me këtë të fundit që dëshiron një kalim në “Camp Nou” këtë verë.

Përforcimi i dytë i kërkuar është gjithashtu nga mesfusha e “qytetarëve”, teksa këtë herë kërkohet një “veteran” si Ilkay Gundogan, i cili me eksperiencën e tij mund t’i rrisë shumë talentet e Barçës.

Ndërsa, lojtari i tretë kërkohet për mbrojtjen. Më konkretisht bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Aymeric Laporte, i cili nuk është i kënaqur me minutat e marra deri në këtë pikë të sezonin dhe po mendon për një “aventurë” të re, ku nuk mohoet një rikthim në La Liga. /i.m /abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!