“Barça nuk më vlerësoi, ishte sezoni më i vuajtur”, Suarez në lot pas fitimit të titullit

schedule20:17 - 22 Maj, 2021

schedule 20:17 - 22 Maj, 2021

Atletico Madrid u shpall sot fitues i La Ligas në Spanjë dhe Luis Suarez me golin e fitores shënoi rrjetën më të rëndësishme të sezonit. Pas festës kishte lot për uruguaianin, që kujtoi largimin e dhimbshëm nga Barcelona, me klubin, që e pa si të përfunduar ciklin e tij, por rezultoi ndryshe.

“Messi me siguri është i lumtur për triumfin tim sepse ne jemi shokë. Kam kaluar një periudhë shumë të vështirë. Barcelona nuk më vlerësoi dhe nuk më panë si të duhurin dhe Atletico Madrid hapi dyert për mua. Shumë njerëz kanë vuajtur së bashku me mua: gruaja, fëmijët e mi dhe pjesa tjetër e familjes.

Kam luajtur shumë vite futboll, por ky është viti kur ata kanë vuajtur më së shumti nga gjithçka. Atletico kaloi një vit shumë të mirë, megjithëse kishim vështirësi në La Liga në fund. Ishim më të qëndrueshmit dhe jemi kampionë”, u shpreh Suarez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!