Barcelona u mposht këtë fundjavë nga Granada me rezultatin 2-0 dhe situata te katalanasit nuk duket aspak e qetë. Me Valverden që është në rrezik të madh të humbasë vendin e trajnerit, kampionët e Spanjës po synojnë ta bëjnë ekipin nga e para, pasi po mbaron cikli i “brezit të artë”.
Në janar, te Barcelona pritet të bashkohen disa futbollistë, pasi deri më tani, problemet kanë qenë të shumta në fushën e lojës. Raportimet më të fundit tregojnë se katalanasit kanë dërguar tre skautë në Itali për të parë lojtarë të ndryshëm, por fokusi kryesor është te dyshja e Napolit, Fabian Ruiz dhe Kalidou Koulibaly./abcnews.al