Barça mund “Qytetarët”, Manchester City bie në miqësoren amerikane pas penalltive

schedule16:56 - 31 Korrik, 2024

schedule 16:56 - 31 Korrik, 2024

Fillimi i kampionateve nuk është larg.

Për këtë arsye, Euro 2024 duhet harruar sa më shpejt, dhe skuadrat kryesore të kontinentit duhet të bëhen gati.

Barcelona dhe Manchester City janë dy prej emrave më të shquar, dhe përgatitjen e verës e vazhduan me një miqësore mes tyre në stadiumin e Orlandos, në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përfundoi në barazim 2-2, dhe pastaj u gjuajtën 11-metërshat për të përcaktuar një fitues, që ishte Barça. Pau Victor dhe Pablo Torre kaluan dy herë në epërsi skuadrën spanjolle në pjesën e parë, ndërsa O’Reilly dhe Jack Grealish barazuan për kampionët e Anglisë, ky I fundit në pjesën e dytë.

Edhe pse jemi fund korriku, sërish “Katalanasit” shumicën e lojtarëve i kanë ende larg formës, madje disa aspak gati për t’u aktivizuar.

Kjo bëri që trajneri Hansi Flick të hidhte në fushë si titullarë shumë emra të rinj si Inaki Pena në portë, si dhe Fort, Martin, Casado, Victor apo Torre, ndërsa “yjet” Lamine Yamal, Cubarsi, Pedri apo Gavi nuk ishin fare.

Në pjesën e dytë hynë Lewandowski apo Balde.

Ndryshe nga “Blaugranat”, Pep Guardiola pati më shumë mundësi. “Yje” si Haaland, Ederson, Kovacic, Grealish, Gvardiol apo Philipps ishin që nga minuta e parë, mirëpo nga pika e bardhë e penalltisë Barça nuk gaboi asnjëherë, duke triumfuar sfidën. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!