Barça merr yllin e Spanjës/ Nico Williams pritet në Katalonjë në nisje të korrikut

schedule12:42 - 24 Qershor, 2025

schedule 12:42 - 24 Qershor, 2025

Nuk ishte aspak e lehtë, por të gjithë ishin të vendosur. Niko Uilliams do të jetë futbollist i Barcelonës, ndërsa klubi katalanas ka vendosur të paguajë klauzolën e tij të transferimit.

Atletik i Bilbaos, siç njofton e përditshmja nga Katalonja “El Mundo Deportivo”, do të marrë 62 milionë euro gjithsej, nga të cilat 58 milionë euro janë për klauzolën, si dhe 4 milionë euro për faktin se është klubi që e ka formuar Niko Uilliamsin si futbollist.

Pagesa, gjithnjë sipas “El Mundo Deportivos” do të realizohet në 1 ose 2 korrik, ndërsa klubi katalanas po mbledh të ardhurat edhe nga shitja e abonimeve në stadium për sezonin e ardhshëm.

Niko Uilliams, 22-vjeçar, cilësohet si vëllai binjak I supertalentit të Barcelonës, Lamin Jamal, dhe kjo dyshe shkëlqeu fort për Spanjën në Kampionatin Europian, kur u fitua edhe titulli europian.

Lojtari ofensiv I krahut ka luajtur gjithsej 167 ndeshje për Bilbaon, duke shënuar 31 gola e shërbyer 30 asistë.

U prit që ai të kalonte tek Barça verën e kaluar, por katalanasit morën Dani Olmon dhe patën vështirësi të mëdha financiare, të cilat vazhdojnë ende.

Për Spanjën, Niko Uilliams ka 28 ndeshje e 6 gola, ndërsa pritet që ardhja e tij ta forcojë edhe më shumë skuadrën e trajnerit Hansi Flik, që sezonin e kaluar fitoi çdo trofe në Spanjë e tani synon Championsin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!