Barça kthehet te “fiksimi i vjetër”, shfrytëzon arkat bosh të Interit

schedule14:17 - 31 Mars, 2021

schedule 14:17 - 31 Mars, 2021

Barcelona kthehet pas një viti te Lautaro Martinez. Nga Spanja, RAC  1 bën me dije se katalanasit kanë vendosur të rikthehen në dëshirën e vjetër dhe të bëjnë një ofensivë të re për të nënshkruar me Lautaron.

Katalanasit e dinë mirë situatën financiare të Interit dhe duan të përfitojnë nga kjo dobësi e italianëve dhe të blejë argjentinasin për një çmim më të ulët se 111 milionë euro, sa ç’parashikohet në kontratë.

 

Nga ana tjetër pak javë më parë mediet italiane raportuan se Lautaro është gati të rinovojë me Interin deri në verën e vitit 2024, duke lënë të paprekur klauzolën e lartpërmendur prej 111 milion eurosh. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!