Mesfushori i Barcelonës, Pedri, vijon të shkëlqejë në fushën e lojës. Këtë herë 18-vjeçari tregoi një anë tjetër të tij, pasi ra në sy në pozicionin e tij të ri. Spanjolli këtë herë kishtë më shumë detyra mbrojtëse dhe ai ia doli mjaft mirë, duke arritur madje dhe një rekord të La Ligës.
Në ndeshjen kundër Athletic Bilbao, Pedri arriti të rikuperonte plot 12 topa nga kundërshtarët, një rekord ky për këtë sezon. Sipas statistikave të “Choose”, këtë arritje e ka bërë dhe lojtari i Sevillas, Sergio Escudero, 14 vite më parë në moshën e Pedrit.

Ylli i ri katalanas rikuperoi katër topa në zonën e Bilbaos, pesë në mesfushë dhe tre tek zona e Ter Stegen. Kjo tregon se ai nuk vlen vetëm në aspektin sulmues, por edhe në atë mbrojtës. Paraqitja në ndeshjen e djeshme ishte një shenjë për trajnerin Koeman që Pedri mund të luajë edhe në prapavijë. /abcnews.al

