Largimi i “veteranit”, Sergio Busquets drejt Inter Miami në Kampionatin amerikan të futbollit, MLS, la një “boshllëk” të madh më mesfushën e “katalanasve” të Barcelona-s, mirëpo këta të fundit duket se e kanë gjetur më në fund zëvendësuesin e 34-vjeçarit.
Barcelona ka arritur akordin me mesfushorin e spanjollëve të Girona, Oriol Romeu, me këtë të fundit që pritet t’i kushtojë kampionëve “blaugrana”, rreth 8 milionë euro, pa llogaritur këtu bonuset.
Për mesfushorin 31-vjeçar kalimi te Barça do të jetë një rikthim, teksa gjithçka e ka nisur nga “katalanasit”. Më tej në karrierën e tij, Romeu ka luajtur me ekipe si Chelsea, Stuttgart, Valencia, Southampton e së fundmi, Girona. /i.m /abcnews.al