Barazoi në limit me Vllazninë, Arapi: Më kënaq një pikë për mënyrën se si shkoi ndeshja

schedule19:13 - 17 Prill, 2022

schedule 19:13 - 17 Prill, 2022

Teuta arriti në minutat shtesë të takimit kundër Vllaznisë të barazonte rezultatin 1-1 në “Niko Dovana”.

Një pikë që përsëri i lë durrsakët me vetëm 2 pikë nga zona e “Play-Off”, por trajneri i kampionavë në fuqi, Renato Arapi është i bindur se fitoret e skuadrës së tij do të vijnë.

Pas ndeshjes tekniku i djemve të detit është i kënaqur me një pikë pasi mënyra se si shkoi ndeshja, ndërsa thekson se kjo situatë nuk i shkon për shtat Teutës.

“Jam i kënaqur me grintën që ka treguar ekipi, mund të shënonim me L.Vilën, më kënaq barazimi për mënyrën si erdhi. Po të luajmë kështu, do të vijnë edhe fitoret se më pëlqen fakti që skuadra lufton në fushë. Lorenco ka pasur temperaturë dhe vetëm dy ditë stërvitje kishte ndaj u zëvendësua shpejt”.

Ne edhe kur jemi munduar të qëndrojmë mbrapa për të mos i lënë hapësirë kundërshtarit sërish kemi gabuar, ndërsa në dy ndeshjet e fundit kemi krijuar më shumë dhe kemi qenë më të qartë. E rëndësishme është të arrijmë objektivin sepse kjo situatë nuk i shkon për shtat Teutës.

Dëmtimi i Hykës? “Po krijojmë një fizionimi, në këto dy ndeshjet e fundit ndryshimet kanë qenë të paktë. Dihen vlerat e Hykës, më vjen keq për dëmtimin shpresoj të mos ketë gjë serioze sepse po kapte ritmin dhe do të na ndihmonte shumë”, u shpreh Arapi. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!