Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim në përballjen me Granada, ndeshja e cila përfundoi me shifrat 3-3.
Ishin katalanasit që kaluan të parët në epërsi, por në fund nuk arritën më shumë se një pikë dhe ky rezultat i ka vështirësuar gjasat për titullin.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Henrandez ka thënë se nuk arritën ta mbyllnin ndeshjen edhe pse kishin shumë raste.
“Humbëm dy pikë, kishim një mundësi të mirë për ta shkurtuar diferencën. Granada ka bërë një lojë inteligjente, ushtroi presion dhe fitoi duelet. Ne kemi pasur shumë momente për ta mbyllur ndeshjen, nëse do të shënonim për rezultatin 2-0, loja do të kishte mbaruar.
Është e vështirë, sot edhe më e vëshitrë. Diferenca është e madhe, por jo e pamundur. Nuk do të dorëzohemi. Ndaj Villarrealit dështuam, po kështu edhe sot. I kemi dhuruar golat. Skuadra ka pasur besim, guxim, dëshirë, por është e pamjaftueshme. Është turp sepse ishte një mundësi e mirë për të qëndruar në garë, por po bëhet më e vështirë për ne.
Laporta më tha se kjo është e tepruar, është një zhgënjim i madh. Ishte një ndeshje në shtëpi, duhej ta fitonim për të vazhduar luftën. Jemi të gjithë njësoj, nuk ka dallime”, tha Xavi pas sfidës./h.ll/abcnews.al