Cungu kërkesë autoriteteve, Martini: Pritje të tilla ndodhin një herë në shekull

schedule19:33 - 3 Qershor, 2020

schedule 19:33 - 3 Qershor, 2020

Skuadra e Laçit nuk arriti të marrë më shumë se një pikë në fushën e saj përballë Teutës, madje kurbinasve iu desh të barazonin, pasi e panë veten në disavantazh pas një goli të shënuar me penallti nga Kallaku.

Pas ndeshjes së mbyllur 1-1, foli trajneri i Laçit, Armando Cungu, i cili për Supersport u shpreh: “Jam pjesërisht i kënaqur. Rezultati nuk më kënaq, donim tre pikët. Luanim në shtëpi. Dominuam dhe patëm disa raste. Pati edhe momente jo të mira”.

“Disa lojtarë nuk kishin freskinë e duhur fizike. Biem dakord që edhe ritmi i lojës nuk është ai që duhet, pas një pushimi të gjatë. Gjithashtu edhe mungesa e tifozëve ndikon. Mund të pranoheshin tifozët, pasi me pikatore vijnë. 100-200 duhet të ishin, i bën më mirë futbollit. Nuk është se më takon mua të flas për këto”.

“Rastet e Lushkjes? Është i zhgënjyer edhe ai. Kishte edhe një rast në pjesën e parë, me të majtën. Edhe Teco nuk bëri zgjedhje të mirë dhe i mohuam vetes realizimin e golit. Pasi pësuam bëmë ndeshej të mirë. Na ra në mend të luanim pasi e pësuam. Pas golit gjithçka foli për ne”.

“Ishim më konkretë pjesën e parë, edhe në organizimin e lojës dhe në daljet para. Kundërshtarit nuk e lamë të kishte raste. Pretenduam ta nisnim njëlloj, por tempi na ra në pushim. E thashë që nuk kanë disa lojtarë gjendjen fizike. Sa i takon ndërrimeve, kuptohet që është çështje alternativash”, përfundoi Cungu.

EDI MARTINI – Ndërsa trajneri i Teutës, Edi Martini, u shpreh: “Objektivi ishte të mos humbnim ndeshjen. Normalisht fitorja na kënaqte më shumë. I patëm rastet, me Çyrbjen. Pjesa e dytë pati ritëm tjetër. Si shkoi ndeshja, barazimi më kënaq. Sot mund të duket e vogël një pikë, por në fund vlen shumë. Rasti i Vilës? Ai e bëri punën e tij, por portieri mund ta bëjë një pritje të tillë njëherë në një shekull”.

“Vetëm dy zëvendësime? Bëra tre në fakt, në mos gabohem. Të them të drejtën është pak problem. Stolin e kam me djem të rinj, dy lojtarë kanë ardhur me vonesë. Ata na kanë prishur punë. Kur e kthen kokën nga stoli sheh të rinj. Kam frikë t’i aktivizoj”, tha Martini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!