Piloti britanik i Mercedez-Benz, Leëis Hamilton, i është bashkuar betejës kundër racizmit. Kampioni i Botës në Formula 1 tha se vitit 2020 duket i dënuar dhe se të gjithë njerëzit së bashku, duhet të luftojnë që të bëjnë një jetë normale dhe të jenë të barbartë, çka është themelore për një të ardhme më të mirë sipas tij.
“Viti 2020 dukej kaq i dënuar që në fillim. Por po filloj të besoj se ky mund të jetë viti më i rëndësishëm i jetës sonë, kur ne më në fund, mund të fillojmë të ndryshojmë shtypjen sistematike dhe sociale të minoriteteve.
Thjesht duam të jetojmë, të kemi të njëjtat mundësi arsimore dhe të mos kemi frikë të ecim në rrugë, të shkojmë në shkollë ose në një dyqan. Ne e meritojmë si të gjithë të tjerët. Barazia është themelore për të ardhmen tonë, nuk mund të ndalemi së luftuari këtë luftë”, tha mes të tjerash Hamilton./abcnews.al