Bar-restorantet nisën punën me përgjysmim fitimi krahasuar me periudhën para pandemisë

schedule17:06 - 19 Maj, 2020

schedule 17:06 - 19 Maj, 2020

Tre muaj pasi qëndruan të mbyllura , Baret dhe Restorantet rinisën punën me fitime minimale.

Dita e parë e punës ka rezultuar me një xhiro ditore 50-60 % më pak nëse e krahasojmë këtë, me periudhën para pandemisë ose me një vit më parë. Enri Jahaj, menaxher i një bar -restoranti në zonën e ish-bllokut dhe anëtar i kryesisë së shoqatës së këtyre bizneseve,  shpjegon se tani frekuentimi mbetet i vakët, pasi njerezit kane pasiguri financiare.

“Ne sot po punojmë me 1/3  e kapacitetit të tavolinave dhe kemi 25-30% rënie. Që do të thotë kjo e plotëpjestuar me numrat e tavolinave të plota do të ishte shumë e madhe. Flasim 50-60% rënie. Kjo ëhstë sa i përket xhiros dhe ditës së parë. Ndërsa dëmi tjetër janë dëme në lëndë të parë, dëme të staf”, thotë ai.

Kanë shkurtuar rreth 30 % të fuqisë punëtore ndërsa përfitimi i pagës së luftës ka qenë në nivele shumë të ulëta.

“Një 50% kanë përfituar, pjesa tjetër është ende në statusin refuzuar ose në ankimim”, shprehet ai.

Për të përballuar goditjen e marë pas pandemisë, ata i kërkojnë bashkisë të shtyjë taksat vendore deri në fund të vitit dhe qeverise te ule me 6%  TVSH.

Në Shqipëri ushtrojnë aktivitet rreth 15 mijë bare dhe restorante, numri me i larte ne rajon. Edhe pas rihapjes ato vështire se mund të rimëkëmben, sidomos restorantet, pasi konsumi ka rënë ndjeshëm pas humbjes së vendeve të punës të shumë njerëzve nga masat e karantinës. /abcnews.al