Shembja e banesave tek “Vasil Shanto”, INUV arrin marrëveshje me familjen që bëri rezistencë

schedule15:15 - 25 Gusht, 2020

schedule 15:15 - 25 Gusht, 2020

Ditën e sotme INUV ka nisur një aksion për shembjen e 2 banesave në rrugën “Vasil Shanto”, por ka hasur kundërshtinë nga ana e banorëve.

Edhe pse rezistenca nuk mungoi nga banorët, një nga banesat tashmë u shemb.

Ndërkohë, abcnews.al mëson se është arritur një marrëveshje me familjen e Mustafa Gjatës, i cili deklaroi më herët se ai dhe pesë anëtarët e tjerë të familjes, nuk do të pranonin që ta lironin shtëpinë.

Kështu, banesa nuk do të shembet ditën e sotme pasi familja nuk ka ku të shkojë. INUV u ka konfirmuar që janë hedhur paratë në llogarinë e kryefamiljarit.

Punëtorët e bashkisë kanë filluar që të pastrojnë orenditë e shtëpisë.

Sipas tij kompensimi për pronën e tij nuk është bërë në mënyrën e duhur, pasi kati i parë i ndërtesës është biznes, dhe dëmshpërblimi për biznesin, nuk është vlerësuar nga ana e specialistëve.

Këto do të jenë objektet e fundit që do të shemben nga ky projekt, ndërsa për pjesën tjetër procesi do të ketë një fazë të dytë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!