Në Gosë të Rrogozhinës, banorët dolën në protestë për energjinë elektrike. Ata thonë se linjat e amortizuara, u kanë dëmtuar pajisjet elektroshtepiake, sikurse energjia elektrike ndërpritet me orë të tëra.
Banorët tregojnë se në këtë situatë ndodhen prej kohësh dhe askush nuk po i ndihmon, për të zgjidhur problemin.
Në disa lagje të Gosës, linjat elektrike janë të amortizuara, por edhe në rastet kur ka energji, tensioni është aq i ulët, saqë pajisjet nuk vihen dot në punë./abcnews.al