Banorët pengojnë përmbarimin, gjykata i ka dhënë të drejtë pronarit të truallit

schedule20:00 - 11 Mars, 2019

schedule 20:00 - 11 Mars, 2019

Ekzekutimi i një vendimi gjykate të formës së prerë për lirimin e një trualli në Tiranë, ku prej gati 70 vjetësh është ndërtuar një banese shkaktoi tension mes 2 familjeve që jetonin në të dhe përmbaruesve e policisë nga ana tjetër. Kronika e gazetarit Andi Qosja tregon si janë zhvilluar ngjarjet dhe pretendimet e këtyre banorëve.

Për më shumë se 5 orë anëtarët e familjeve Llapaj dhe Dervishaj rezistuan për të mbajtur banesën e tyre që ndodhen pranë shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.

Tensioni nisi në orët e para të mëngjesit të hënës, kur kryefamiljarët së bashku me fëmijët e tyre u gjenden përballë përmbaruesve, që kishin shkuar për të ekzekutuar një vendim gjykate, të mbështetur edhe nga uniformat blu.

Zyra përmbarimore kërkoi të ekzekutonte një vendim gjyqësor të formës së prerë, dhënë nga Apeli i Tiranës ne favor të pronarit të truallit. Mbi 15 persona qe jetojnë aty duke nisur nga viti 1953, sipas ketij vendimi të Apelit, duhet tq lirojnë ndërtesën.

Gjendja u tensionua disa herë. Familjaret tentuan te bllokojnë qarkullimin e mjeteve duke u shtrirë në rrugë. Një grua shtatzëne tentoi të kundërshtojë efektivet e policisë që ndihmuan përmbaruesit për zbrazjen e godinës.

Disa anëtare të dy familjeve u shoqëruan në Komisariatin e Policisë nr.2. Ky  veprim shkaktoi jo pak irritim tek familjaret e tjerë, por edhe tek banorët e zonës përreth, që shkuan ne mbështetje te tyre.

Përmbaruesi i  kërkoi ndihmë policisë për të hyrë brenda në banesë. E disa nga efektivet tentuan te shpërthenin portën e shtëpisë me forcë.

Por nga ana tjetër e saj pjesëtare të dy familjeve bënin rezistencë. Avokatët e familjareve kërkuan që ministri i Brendshëm të tërhiqte trupat policore prej aty, pasi për vendimin e Apelit të dhënë tre muaj më parë ishte bërë rekus në Gjykatën e lartë.

Në fund kishte edhe momente triumfi. Policia u tërhoq në orën 15:00 dhe të njëjtën gjë bënë edhe përmbaruesit. Ndërsa ndërhyrja për të shembur banesën nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtës së Territorit do të kryhet në një moment tjetër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!