Shumë banorë të Thumanës, një prej zonave më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit, qëndrojnë në çadra. Shteti thonë ata nuk është gjendur pranë tyre këtë muaj, ndërsa disave pavarisht tavanëve pothuajse të rënë, u është thënë të kthehen brenda në banesa. Kornika në vijim sjell rrëfimet e tyre.
Kjo familje që po qëndron në çadër një pjesë të banesës e ka të dëmtuar plotësisht. Shteti u ka thënë të futen brenda por frika i mban jashtë.
“E kanë vlerësuar për tu riparuar”, shprehet banori.
Në çadër ata kanë disa objekte që i kanë marrë nga banesa e tyre e dëmtuar.
Ndërsa kjo është familja Kadri Lames.
“Më thonë të futem brenda, por pa asnjë letër, pa asnjë firmë”, thotë
Jo shumë larg ndodhet dhe kjo familje, që është shpërndarë. Kryefamiljari, bashkë me bashkëshorten e tij të sëmurë me epilepsi nuk pranon të largohet si anëtarët e tjerë tek të afërmit në qytete të tjera të vendit.
“Gruaja është me epilepsi dhe ka fjetur në tokë”.
Pak më tutje është kjo familje me një fëmijë me aftësi të veçanta. Kryefamiljarja shprehet e frikësuar edhe për temperatuarat e ulëta që priten në këtë dimër.
“Nuk e di se si do të jetohet, kam një fëmijë të sëmurë”, thotë ajo.
Këto banorë nuk e kanë ndjerë dorën e shtetit. Atyre u është gjendur pranë Kisha e zonës dhe grupe vullnetarësh që u kanë çuar ushqime./abcnews.al