Banorët në Balldre të Lezhës: Jemi faturuar pa kontratë/Bashkia: Nuk do paguani debi

schedule14:19 - 6 Shkurt, 2018

schedule 14:19 - 6 Shkurt, 2018

Bashkia e Lezhës ka garantuar banorët e saj se nëse nuk kanë lidhur kontratë me Ndërmarrjen e Ujësjellësit dhe janë faturuar nuk kanë pse të paguajnë borxhet. Aksioni ndërkohë do të nisë të mërkurën.

Në Lezhë uji është faturuar për abonetët familjarë edhe pse ata nuk kanë asnjë kontratë me ndërmarrjen e ujësjellësit, apo ish komunat e bashkitë.

Problemi u përcoll në zyrat e Bashkisë, nga banorë të njësisë administrative të Balldrenit.

Ata e konsiderojnë vjedhje pagesën që u kërkohet vetëm, sepse një tub uji mund të ketë kaluar pranë banesave të tyre.

 

Nëse qendrojnë pretendimet, kryetari i bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj ka siguruar se asnjë familje nuk do të paguajë për këto debi.

 

Faktik, aksioni për ujin e pijshëm në Lezhë do të nisë vetëm të mërkurën. Takimi me debitorët e mëdhenj për gjetjen e akordit për mënyrën e pagesës do të jetë objekt i takimit. Bizneset dhe institucionet shtetërore do të merren të parat shembull për të kaluar më pas tek konsumatori familjar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!