Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë është ndalur në Vlorë, në zonën ku do të prishën disa banesa në kuadër të ndërtimit të projektit që lidh rrugën e trans-ballkanikes me portin.
Ndërkohë banorët e kësaj zone kanë kundërshtuar prishjet e banesave të tyre.
Ndërkohë gjatë takimit me kryeministrin ato i kanë kërkuar kryeministrit sqarime se çfarë do të ndodhë me ta me prishjen e banesave.
Banorët kërkojnë një përgjigje nga kryeministri se çfarë do të bëhet me banesat e tyre që nuk i kanë me dokumente, ku thekson se projekti do të vijojë.
“Kjo punë këtu do të bëhet dhe kush e ka me dokumente do të shpronësohet sipas ligjit, kush e ka pa dokumente do të strehohet për tre vjet me qira nga bashkia dhe më pas bashkia, ndërkohë ka programin e strehimit social dhe kujt i takon do të marrë apartament”, ka thënë Rama.e.su./abcnews.al