Banorët kërkojnë ushqime, Veliaj për “ABC News”: Ndihma nuk vjen duke qëndruar te njësia, kthehuni në shtëpi

schedule11:11 - 26 Mars, 2020

schedule 11:11 - 26 Mars, 2020

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në lidhje telefonike për “ABC News” ka folur për ndihmat ekonomike që po shpërndahen për personat në nevojë. Ndërkohë që në njësinë bashkiake numër 1 komuniteti rom ka protestuar , pasi sipas tyre kanë mungesa ushqimore.

Veliaj tha se ndihmat shpërndahen shtëpi më shtëpi dhe për këtë arsye qytetarët nuk duhet të grubmbullohen në njësitë bashkiake.

“Për komunitetin rom kemi një listë të gjithë banorëve. Ashtu siç i kemi gjetur shtëpi po ndihmohen edhe me ushqime.

Të gjitha ndihmat u shkojnë njerëzve në shtëpi sepse nuk duam që të kthehen në burim infeksioni.

Kryetari ështe në terren, ndihmat janë duke shkuar shtëpi më shtëpi, e njëjta gjë bëhet dhe me njësinë numër 1.

Nuk mund të ketë panik vetëm në një njësi. Roli i medias është që të mos ekspozohen, është detyrim të ruani njerëzit. Dua që ti ftoni njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi. Ne e kemi listën e komuniteti rom dhe të komunitetit egjiptian. Detyrimi është sensibilizimi.

Njerëzit që punojnë në Bashkinë e Tiranës janë gjithashtu njerëz, familjarë, edhe ekspozimi i këtyrë punonjësve me turma njerëzish nuk shkon duhet të ruajmë jetën e tyre. Ndihma nuk të vijë duke qëndruar te njësia, kthehuni në shtëpi dhe në do ti ndjekim”, tha Veliaj.

A keni lista të sakta,  ndihma si shpërndahet?

Veliaj: Ndihma është ajo që familja shpenzon për dy javë, dhe nuk është e përditshme.

Për dy javë është ndihma dhe ditën e nesërme nuk mund të thuash më mbaroi. Bashkia i ka listat dhe ndihma përmban të gjitha ushqimet bazë, jo ushqime luksi. Nuk shqërbejmë dot mish apo gjëra të tjera që prishen.

Duke bërë këtë ndodh që në këtë njësi ku pononjësit soial janë dukë shkur në shtëpi ndërsa njerëzit dalin tek njësia. Nëse nuk gjen njeri në shtëpi shkojnë në shtëpi të tjera.

Mjafton të regjistrojnë emrin personat që nuk janë në listë dhe ne do ti ndihmojmë.

Kjo është për pensionistët, nënat më shumë fëmijë, për personat më ndihmë ekonomike.

Ndihmë do të marrin vetëm personat nevojtarë. Numri i familjeve që përfitojnë është 6000-6700 në të gjithë teritorin e Bashkisë së Tiranës. Ndihma nga biznese apo shoqata të ndryshme kanë  ofruar edhe pajisje higjeno sanitare, mjete bazë për të ruajtur higjenën.

Më tej Veliaj theksoi se janë dy operacione që po merren me shpërndarjen e ndihmave. “Një e kryen Ministria e Shëndetësisë dhe një tjetër realizohet nga administratorët social të cilët kujdesen për të moshuarit që nuk kanë moshën e duhur për të dalë për të bërë shpenzimet”, tha ndër të tjera Veliaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!