Banorët e Radhimës dhe Orikumit për prishjet e IKMT: Po na trajtojnë më keq se Sirianët

schedule15:00 - 9 Nëntor, 2019

schedule 15:00 - 9 Nëntor, 2019

Në një takim që zhvilluan me përfaqësues të avokatit të popullit, banorët e Radhimës dhe Orikumit pretendojnë se nuk janë njohur me projektin nga i cili do t’u shemben pronat. Ata thonë se IKMT po e kryen aksionin në mënyrë të paligjshme, ndërsa përfaqësuesit e avokatit të popullit i garantuan se do të marrin masa.

Banoret e Radhimës dhe Orikumit i janë ankuar përfaqësuesve të avokatit të popullit për aksionin e IKMT që ka nisur në këtë zonë. Një ndër problemet që parashtruan ata ishte mosnjohja me projektin që ju cënon pronat dhe bizneset.

Dëgjesa publike sipas tyre ishte një fars pasi ajo është mbajtur në ditën kur banorët konfrontoheshin me IKMT. Avokati i banorëve Armando Cakrani kërkoi që procesi të jetë transparent.

Përfaqësuesi i avokatit të popullit ka deklaruar se do të hartohet një raport ku do të merren të gjitha masat konform ligjit. Banorët paralajmërojnë se do të vijojë rezistencën për të mbrojtur pronat e tyre./abcnews.al