Në Milot banorët nuk kanë ujë të pijshëm. Kjo për shkak se aparatet furnizuese kanë pësuar defekt dhe askush nuk merret me riparimin e tyre.
Në një vend me burime kafja e mëngjesit pihet me ujin e blerë në supermarket ose në lokal. Kështu ndodh me banorët e Milotit, të cilët prej disa ditësh nuk kanë ujë të pijshëm.
“Nuk kemi ujë të pijshmë, s’di gjë ça do bëjmë”.
Në këto temperatura të larta çezmat e tyre nuk pikojnë. Shkak është një elektrompompë e dëmtuar. Askush nuk shkon ta riparojë atë.
“Kanë thënë janë djeg pompat pompa rezervë nuk mbajnë, paret kur vijnë me i marrë, i paguajmë lek më lëk sa herë vjen fatura”.
Banorët thonë se do të protestojnë, do të bllokojnë rrugën nacionale të Veriut, situata për ta është e rëndë.
“Ka 5 ditë që nuk ka ardh uji fare, as e vë ujit kush në zjarr me sjell ujë këtu”.
“Populli duhet çohet krejt e tu blloku rrugët krejt”.
Bëhet fjalë për më shumë se 6 mijë qytetarë të Milotit, një pjesë e të cilëve shkojnë e mbushin ujë në qytetin fqinj, në Laç. /abcnews.al