Banorët e Mariupolit “të detyruar të gjuajnë pëllumba” për të ngrënë

schedule15:41 - 27 Qershor, 2022

schedule 15:41 - 27 Qershor, 2022

Banorët në qytetin e pushtuar të Mariupol po “detyrohen të gjuajnë pëllumba” në mënyrë që të ushqehen, tha në një deklaratë të hënën Vadym Boichenko, kryebashkiaku i Mariupolit, sipas CNN.

Boichenko tha se banorët po “përdorin kurthe të improvizuara” për të kapur pëllumbat dhe se forcat ruse po tallen me njerëzit, duke mos ditur se çfarë është uria apo mungesa e ujit të pijshëm”

“Këto gjëra të tmerrshme po ndodhin në shekullin e 21-të, në zemër të Europës, para gjithë botës”, shtoi ai.

Deklarata e Boichenko përfundoi me disa këshilla për rreziqet e njerëzve që hanë pëllumba nga Oleksandr Lazarenko, kreu i Qendrës së Kujdesit Shëndetësor në Mariupol, i cili tha: “Pëllumbat janë një terren mbarështues për shumë sëmundje virale dhe bakteriale.

Në këtë drejtim, mishi mund të infektohet. Mund të shkaktojë histoplazmozë, encefalit, ornitozë, salmonelozë, toksoplazmozë dhe sëmundje të tjera të rrezikshme. Sëmundje të tilla janë veçanërisht të rrezikshme për fëmijët dhe të moshuarit. Në mungesë të kujdesit të duhur mjekësor, mund të çojë edhe në vdekje.”

/abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!