Për 30 minuta dhjetra banorë të zonës së Kurbinit protestuan në dalje të qytetit të Milotit. Ata kanë marshuar nga sheshi i Milotit dhe zbritën më pas në autostradë. Banorët kërkuan ulje të çmimit të naftës, uljen e çmimit të energjisë elektrike, heqjen e taksës për Rrugën e Kombit, ulje të përgjithshme të taksave. Banorët thanë se janë në mbështetje të protestës së studentëve në të gjithë vendin./abcnews.al
Banorët e Kurbinit në protestë bllokojnë Rrugën e Kombit
schedule15:43 - 11 Dhjetor, 2018
schedule 15:43 - 11 Dhjetor, 2018