Banorët e një fshati në Elbasan kanë protestuar për rrugën, e cila është e dëmtuar e gjitha. Ata thonë se kanë 27 vjet që presin, por janë mashtruar.
Quhet “Kështjellë”. Por ky nocion duket se ka ende kuptim edhe sot për këtë fshat. Jo pse është i fortifikuar, por pse atje nuk arrin dot për shkak të rrugës. Kanë pritur 27 vjet. Tani po protestojnë. U mungojnë shumëçka, por primare mbetet rruga.
Në krye të banorëve edhe kryeplaku i fshatit. Ai kërkon që investimi i rrugës Gjergjan-Kështjellë të përfshihet në buxhetin e vitit 2018.
Ata që e kanë edhe më të vështirë lëvizjen janë fëmijët. Çdo ditë u duhet të përshkojnë 3 km rrugë për të shkuar në shkollë.
Hera e fundit që është ndërhyrë në infrastrukturën rrugore ka qënë ajo para 20 viteve, kur u hodh një shtresë e hollë zhavori e cila është tretur me kohë./abcnews.al
https://youtu.be/KPckQwyFpmI