Banorët e Gjoricës në Bulqizë prej 30 vjetësh pa ujë

schedule13:37 - 29 Gusht, 2019

schedule 13:37 - 29 Gusht, 2019

Prej vitesh banorët e fshatit Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ata thonë se furnizohen nga fshatra të tjerë pasi edhe uji i puseve nuk përdoret për konsum.

Këtu jemi në fshatin Gjoricë, pjesë e bashkisë së Bulziqës. Banorët prej vitesh kanë vetëm një kërkesë. Të furnizohen me ujë të pijshëm që mungon prej 30 vitesh.

Mbijetojnë me burime alternative. Ujin e puseve e përdorin për vaditje, pasi ndotet nga ujërat e zeza që janë të padisiplinuara. Banorët tregojnë se projekti që nisi për ndërtimin e ujësjellësit ka ngecur dhe nuk dinë të shpjegojnë as arsyen.

Për mungesën e ujit të pijshëm kanë organizuar disa protesta por problem i tyre nuk mori kurrë zgjidhje./ABC News Albania 24/7