Banorët e fshatit Papër bashkëjetojnë me ndotjen: Jemi si mos më keq

schedule12:57 - 2 Shkurt, 2020

schedule 12:57 - 2 Shkurt, 2020

Fshati Balldren është pjesë administrative të Papër. Ai ndodhet në mes të zonës industriale në të cilën koperojnë prej vitesh fabrika e ferrokromit, Kurumi, ndërsa së fundmi është shtuar dhe përpunimi i naftës, e cila në fakt i sjell këtyre banorëve dëm të konsiderueshëm përsa i përket ajrit që thithin çdo ditë.

Banorët kur zgjohen në mëngjes gjejnë në oborret e shtëpive disa gisht pluhur të zi, të cilën e lëshon  gjatë natës përpunimi i teknologjisë së rëndë.

Situata në këtë zonë vazhdon të jetë e njëjtë prej vitesh. Banorët shprehen se jetesa në fshat është bërë e pamundur. Prej vitesh ata thithin tymin e ndotur që lëshojnë oxhaqet e larta të ish-ferrokromit, Kurumit. Me gjithë ankesat e ngritura kompanitë nuk kanë të instaluara flitrat mbrojtës ndaj tymrave.

“Nuk mund të dalësh të marrësh ajër të pastër, nuk kemi ku të shkojmë tjetër”, shprehet një prej banorëve.

Problem shqetësues për këta banorët mbetet edhe uji.

“Më keq nuk ka ku të shkojë. Tubat i kanë lidhur bashkë me derdhjet e naftës, nuk ke tu të shkosh”, thotë qytetari.

Situata sa i përket fshatit Balldren por dhe fshatrave të tjerë që janë në të gjithë zonën industriale është dramatike. Banorët i bëjnë thirrje institucioneve që të marrin masa urgjente në mënyrë që fëmijët e tyre të rriten shëndetshëm./abcnews.al