Banorët e Belortasë në Korçë pa ujë: 30 vjet demokraci lahemi me “kapaçkë”

schedule14:22 - 12 Nëntor, 2022

schedule 14:22 - 12 Nëntor, 2022

Nga Roland Beqiraj

Dikur fshati Belorta i Korçës furnizohej me ujë pa ndërprerje. Kishte dhe 5 çezma publike. Amortizmi i një prej dy depove të ujësjellësit prej 5 vjetësh ka lënë pa ujë rreth 300 familje që jetojnë në këtë fshat. Ndërsa depoja që është në funksion nuk plotëson nevojat e 1500 banorëve.

“Mbrëmë 10 minuta kishim, duart lajmë sytë. Vjen nga pak si raki. Ra pak shi dhe erdhi pak fare.”

“Një çerek orë vjen në mëngjes e çerek ore në darkë. Mbushim bidonat i mbajmë për tërë ditën.”

“Shkojmë mbushim poshtë nëpër komshinj.”

Këtu ka rrezik për të përhapet epidemi. Me sasinë e pakët të ujit lahen me vështirësi dhe as rrobat nuk i lajnë dot.

“30 vjet demokraci të lahesh me kapaçkë.”

“Rrobat i dërgoj tek nusja për t’i larë në Pojan.”

Banorët e këtij fshati janë të varfër pak prej tyre kanë mundur të hapin puse.

“S’ka puse, nuk hap dot se duhen lekë.”

“Unë hapa sondë dhe pus. Të tjetër vuajnë për këtë problem. Për të pirë kush ka kushte e ble.”

Thonë se burimet kanë ujë dhe dyshojnë për keqmenaxhim.

“Ujë ka, ka burime po, uji shkon në lumë. Po të punohet kemi ujë ti japim dhe Korçës.”

“A vidhet ujë me anë të pompave a nuk e dimë çfarë bëhet. Të paktën të kemi dy orë në mëngjes apo në darkë.”

Banorët i kërkojnë qeverisë ndërtimin e një ujësjellës të ri, pasi ai aktual është i vitit 1970. Abc u interesua pranë Bashkisë së Korçës. Mësuam se ujësjellësi i fshatit Belorta nuk administrohet nga Bashkia, por nga kryesia e fshatit. Banorët paguajnë për shërbimin vetëm 2 qind lekë në muaj. Me këtë vlerë simbolike kryeplaku e ka të pamundur të mirëmbajë dhe riparojë rrjetin e ujësjellësit apo e depot./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!