Banorët e 4 fshatrave në protestë para Bashkisë Vlorë, prej 30 vitesh pa ujë të pijshëm

schedule15:59 - 2 Korrik, 2021

schedule 15:59 - 2 Korrik, 2021

Prej 30 vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Banorë të fshatrave Panaja, Bestrovë, Kërkovë dhe Oshtimë kanë protestuar tek Bashkia e Vlorës.

“Të  vija me gomarin me bidona këtu të bija ujë në Panaja,” thotë një prej tyre,

Në verë situata është dhe më keq nuk kanë fare ujë.

“Gjithmonë në sezonin veror s’kemi ujë. Dhe rrjetet janë të amortizuara. Arsyeja është që ujisin tokat.”

“Kemi 10 ditë pa pikën e ujit fare. E sollën dje në 4 të pasdites gjysmë ore se e morën vesh që do vimin këtu. Mbushë dy bidona dhe kaq,” tregon një banor tjetër.

Pas protestës i priti nënkryetari I Bashkisë, Shkëlqim Rama dhe drejtori i ujësjellësit. Ai ju dha një afat që problemi do zgjidhet deri ditën e martë. Por banorët nuk kanë besim.

“Na u premtua që do riparohet linja dhe do rregullohet. Nuk kam shpresë se jemi regjur me këto fjalë, po nuk e zgjidhën do vijmë me kusia e kazanë këtu.”

“Këta, kur vijën për fushatë thonë çfarë do bëjnë jo ç’kanë bërë. E kur vijnë takojnë çdo votues kurse në 4 vjet s’i shohim më.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!