Ekonomia shqiptare pritet të ketë një ecuri pozitive gjatë këtij viti duke u pozicionuar e dyta në rajon. Para nesh renditet Mali i Zi ndërsa lemë pas vende si Maqedonia e Veriut apo Serbia.
Gjatë prezantimit të raportit për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor, Hilda Shijaku, ekonomiste pranë Bankës Botërore theksoi se rritja ekonomike është e ndikuar direkt nga turizmi dhe investimet e huaja.
Pavarësisht se inflacioni ka pasur një trend rënës Banka Botërore thekson se Shqipëria është shumë e ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme, si recesioni në Europë ose shtrëngimi i mëtejshëm i kushteve të financimit ndërsa vlerësohet ulja e nivelit të borxhit publik
Banka Botërore ka mbështetur nismën e qeverisë për sigurimin e detyrueshëm të banesave pasi në bazë të studimeve Shqipëria rezulton një vend me risk të lartë nga tërmetet.
Ritja ekonomike në 6 vendet e Ballkanit perëndimor vlerësohet që të arrijë në 2.5% gjatë këtij viti duke u përshpejtuar në mbi 3 % në vitet në vijim./abcnews.al