VLORË- Një banesë ka marrë flakë pranë zonës së ish-Kapeles në Vlorë për shkak të një shkëndije elektrike.
Një person ka mbetur i bllokuar brenda dhe për pasojë ka humbur jetën. Gazetari i ABC News, Elton Nika, raporton se i moshuari dyshohet se qenë i paralizuar dhe nuk ka arritur dot të dalë nga banesa.
“Rreth orës 11:35, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e një të moshuari, rreth 70 vjeç, (tetraplegjik), i cili për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga flakët, ka humbur jetën, brenda në banesë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al