Banesa juaj është dëmtuar nga tërmeti? Pse duhet të nxitoni të drejtoheni në Kompanitë e Sigurimit

schedule12:06 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 12:06 - 3 Dhjetor, 2019

Dritan Varfi, Drejtor i Analizës së Rriskut në Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare i cili ka folur në ABC-ja e mëngjesit me gazetarin Enkel Demi për çështjen e sigurimeve.

Por si mund të shpëtohen ata që janë dëmtuar duke pasur parasysh disa mekanizma të sigurimeve?.

Dritan Varfi: Kemi disa shifra AMF ka kërkuar shoqërive të sigurimit që pas tërmetit të shtatorit, që të raportojnë në mënyrë të shpeshtë. Mund të flasim për vlerën, janë 35 mijë kontrata të siguruara për sa i përket dëmeve nga zjarri dhe tërmetet.

Enkel Demi: Sa banesa janë dëmtuar?

Dritan Varfi: Janë rreth 944 na dalin si numër dëmesh në godina në total, nga tërmeti i shtatorit. Ndërsa për tërmetin e nëntorit nuk kemi ende të dhëna.

Enkel Demi: Pjesa dërrmuese e shqiptarëve i kanë blerë shtëpitë me kredi, kjo dihet, që do të thotë se pjesa për sigurimin e banesave është i detyrueshëm sepse duhet të sigurohet kredia apo jo?

Dritan Varfi: Në rastin e blerjes së një apartamenti banese, banka normalisht ,mban soi garanci objektin. Për këtë arsye bankat, sigurojnë kolateralin. Normalisht të gjithë kredimarrësit duhet të jenë të siguruar, nuk e di nëse ka ndonjë përjashtim nëpër banka por nuk mendoj.

Enkel Demi: Njerëzit që janë të dëmtuar në këtë moment, çfarë duhet të bëjnë?

Dritan Varfi: AMF ka nxjerrë dje një njoftim, për hir të informimit të konsumatorit, të publikut dhe mbrojtjes së interesave të tyre. Ky njoftim është për dy kategori:

Ata që kanë siguruar pronën dhe ata që kanë marrë kredi që mund të mos jenë në dijeni. Ata që kanë të siguruar pronat e tyre, mund ti drejtohen direkt në shoqëritë e sigurimit, madje duhet të nxitojnë për ta bërë këtë pasi në kontrata e tyre ka një afat të përcaktuar. Duhet të shohin me vëmendje kontratën e sigurimit sepse aty është i përcaktuar edhe afati se sa kohë kanë në dispozicion për ta kërkuar dëmshpërblimin. Në rastin e kredimarrësit, nëse kredimarrësi nuk disponon policën e sigurimit, mund ti drejtohen direkt bankave, mund ti drejtohet edhe shoqërive të sigurimit, nëse kanë patur dëme nga tërmeti.

Enkel Demi: Në fakt njerëzit në panik e sipër, kanë dalë nga banesat dhe skanë marrë letrat dhe letrat tani mund të jenë në n gërmadha, në këtë rast, një njeri që është me duar në xhepa, kur e di që është siguruar, cfarë bën?

Dritan Varfi: Në raste të tilla, personat paraqiten në në kompani sigurimi, apo edhe në bankat, sepse duhet të disponohen policat e sigurimit si nga bankat dhe nga kompanitë. Në rast se ka ndonjë problem, në lidhje me këtë, mund ti drejtohen edhe Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, në faqen e AMF janë vendosur edhe adresat se ku mund të drejtohen.

Enkel Demi: Në rastin se banesa është dëmtuar pjesërisht, dhe ka të siuguruar vetëm dy banesa dhe të tjerat jo, cfarë ndodh?

Dritan Varfi: Në këtë rast normalisht vetëm këto dy banesa të siguruara do të riparohen nga fondi i sigurimeve ndërsa pjesa e pasiguruar nuk mundet. Kompanitë tona nuk rrezikojnë kolapsin pasi kompanitë tona risigurohen nga kompani të huaja. Kush është i siguruar të shfaqet në kompanitë e sigurimit ndërsa ata që janë të siguruar nëpërmjet kredisë, pra që ka marrë kredi për të blerë banesën, duhet të shkojë pranë bankës, me pas banka flet me kompanitë e sigurimit. Një inspektim që kemi bërë për risigurimet gjatë 6 mujorit të parë, nga kampioni që kemi përzgjedhur përpronën, rreth 90 % e kontratave kanë qenë të risiguruara. Pra në rast dëmi, pothuaj 90 % e vlerës paguhet nga risiguruesi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!