PRISHTINË- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Prishtinën, Përparim Rama, pasi ushtroi të drejtën e votës tha se këto zgjedhje nuk janë të rëndësishme vetëm për Prishtinën, por ato i konsideroi si një kahje për ecurinë e gjithë vendit.
Ai theksoi në një intervistë për ABC News se qytetarët duhet të zgjedhin alternativën e progresit dhe jo rrugën bllokuese, e cila vijon të aplikohet prej kohësh nga qeveria Kurti.
“Uroj që qytetarët ta shfrytëzojnë këtë ditë. Ata kanë treguar pjekuri dhe maturi. Qytetarët votojnë për të ardhmen e kryeqytetit. Kemi bërë një punë të mrekullueshme gjatë këtyre viteve. Kemi punuar në projekte, që e kanë transformuar kryeqytetin. Na duhen dhe katër vite që ta përmbyllim këtë projekt madhor për kryeqytetin.
Mendoj se po. Përveç votës së kryeqytetit, është votë për ecurinë e vendin tonë. Votohet nëse do ketë një kahje bllokuese, apo një kahje progresi. Uroj që qytetarët të votojnë për zhvillim, progres, për partneritet me partnerët tanë amerikanë, evropianë dhe nga e gjithë bota”, tha ai./abcnews.al

