Balotazhi i së dielës në Kosovë, në garë vetëm dy kandidate femra

schedule11:23 - 15 Nëntor, 2017

schedule 11:23 - 15 Nëntor, 2017

Të dielën e 19 nëntorit në Kosovë votohet për balotazh në kuadër të zgjedhjeve vendore. Në garë janë vetëm dy kandidate femra të cilat synojnë të marrin bashkinë e Gjakovës dhe atë të Mitrovicës

Vetëm dy kandidate femra janë në garë të balotazhit për kryetarë të komunave të Kosovës, ndërsa në shtatëmbëdhjetë të tjera garojnë vetëm meshkujt. Në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore, që do të mbahen më 19 nëntor 2017, në garë për kryetarë ka mbetur vetëm kandidatja e Alternativës për Komunën e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, si dhe kandidatja e PDK-së për Komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizi.

Ky numër minimal i kandidateve femra në balotazh erdhi si pasojë e numrit të vogël të tyre që partitë politike i kandiduan për kryetare komunash, respektivisht 7 nga 200 kandidatë.

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për Mitrovicën, Valdete Idrizi, u shpreh se gara nuk është aspak e lehtë duke pasur parasysh numrin e vogël të femrave në jetën politike në vend. Madje ajo u shpreh e shqetësuar për gjuhën diskriminuese ndaj gjinisë femërore nga kundërkandidatët e tyre. Ndërsa Mimoza Kusari Lila synon të marrë mandatin e dytë si kryetare e komunës së Gjakovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!