Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar termin “balonë tabake” që përdori me ironi dje në Kuvend teksa fliste për buxhetin e vitit 2022, shprehje kjo që irritoi opozitën për shkak se u quajt fyerje për deputeten Jorida Tabaku.
Rama u shpreh se bëhet fjalë për metafora dhe jo akuza pa fakte, sikundër sipas tij kanë bërë përfaqësues të PD-së, e këtu lexoi një deklaratë që sipas kryeministrit e ka bërë Tabaku kundrejt tij, duke hedhur akuza pa fakte. Metafora “balonë tabake” Rama deklaron se u kthye në akuzë dhe pas saj vazhdoi “një llum i tërë balte sharjesh duke turpëruar të gjithë parlamentin”.
“Duke qenë se për këtë degradim u mor si zanafillë fjala ime e ndjej për të detyrë të sqaroj dhe për opinionin publik se e zbardhur literalisht ajo që thashë dje, fjala ime ishte si më poshtë: “pyet atë që ke në krah se ajo ti jep shifrat megjithëse ti jep si balonë tabake”. Gjithë ajo që erdhi pas më kujton një moment te filmi il postino, ku nëna i qahet fshatit se postieri kishte turbulluar vajzën me metaforat e Nerudës dhe ndërkohë është e paimagjinueshme që teksa një metaforë kthehet në një akuza, pas saj vazhdon një llum i tërë balte sharjesh deri dhe turrjesh për grushta duke turpëruar të gjithë parlamentin. Por duke qenë se kjo nisi me zonjën Tabaku e cila paskëtaj bëri dhe një replikë ku metaforën time që kishte lidhje me shifrat si balonë tabake, pra shifrat si balonë tabake gjë që pastaj e kthjellova dhe më tutje duke thënë se është lloji më prezentabël i balonës…
Meqë tabaku u ankua se na qenka një trend, unë kam ardhur këtu me një prej vendimeve të gjykatë që ka të bëjë me tabakun, për të thënë se ka një ndryshim të madh mes retorikës, oratorisë, metaforave dhe mes sharjeve, shpifjeve apo akuzave me sfond penal për individin. Janë ndryshime shumë të mëdha. Sepse përndryshe kthehemi në kohëra shumë të errëta kur njerëzit gjykoheshin dhe diskreditoheshin publikisht për shkak të mënyrë sesi përdorin gjuhën. Edhe një poete si Açka u ndje e prekur nga një metaforë”, tha Rama.
“Unë nuk do prekësha fare të ishte që ndërkohë që unë flas mund ti dukem si “aeroplan pa bisht”, apo si “gomar që fluturon”. E kam ftuar zonjën Tabaku të çojë në gjykatë një fakt të vetëm për të provuar gjithë këto akuza. Pa hyrë në atë që ka thënë gjykata, që ka kërkuar prova. Kur gjuha përdoret si në rastin konkret citoj zonjën tabaku: Gënjen në shumicën dërrmuese të asaj që tha saqë është e vështirë të ndash fiksionet shpikjet të gjysmë vërtetat dhe trillimet, të një njeriu të zënë në darën e korrupsionit të krimit të organizuar të inkriminimit të çdo qelize të shoqërisë dhe deri të shkatërrimit të saj.
Kjo është zonja Tabaku dhe personi për të cilin flitet jam unë. Dhe më pas kryeministri e ka ditur se pikat e basteve dhe kazinove janë drejtuar nga njerëz të tillë dhe jo vetëm se ka ngritur gishtin por ka votuar shtyrjen e implementimit të ligjit. I njëjti kryeministër ka vazhduar tu japë leje ndërtimi këtyre personave që sot i akuzon si të lidhur me krimin e akuzuar duke ofruar dhe arkitektin e tij të preferuar. E me radhë të tjera. Sot ndiheni të lënduar se po u thonë gjëra që juve ju skandalizojnë. E paditura është përpjekur ta sprapësojë shqyrtimin gjyqësor të çështjes duke thënë se ky është një opinion. Të gjithë këta fashikuj jo vetëm që s’ka asnjë fakt por është i njëjti pretendim që ngriti kryetari i këshillit kombëtar kur erdhi në gjykatë përballë meje. Pasi gjykata i kërkoi të flasë për akuzat, ai tha se unë flas në emër të partisë, unë këtu jam në emër të partisë, flas në emër të partisë, më thotë partia dil dhe flas në emër të partisë“, shtoi ai.
Për këtë shprehje të Ramës nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku dje reagoi duke thënë se mbiemri i saj është një nga themeluesit e qytetit të Tiranës dhe ndihet krenare për këtë, e shtoi, se debatin me të do e zhvendosë javën tjetër, ku do të diskutohet për inceneratorët. be.k/abcnews.al


