Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balluku takim me emergjencat në Gjirokastër: Lajmi i mirë, niveli i Vjosës ka rënë në 6.5 metra. Jemi në gatishmëri

schedule17:19 - 8 Janar, 2026

schedule 17:19 - 8 Janar, 2026

Zv/kryeministrja Belinda Balluku bëri të ditur se situata nga moti i keq në jug të vendit po shkon drejt përmirësimit, pas mbledhjes së Emergjencave Civile në qarkun e Gjirokastrës.

Ajo theksoi se niveli i lumit Vjosë ka shënuar një rënie prej 1.5 metrash, nga 8 metra në 6.5 metra, çka pritet të reflektohet pozitivisht edhe në zonën e Novoselës.

Sipas Ballukut, rrugët në Gjirokastër janë të zhbllokuara, situata është nën kontroll dhe vetëm disa banesa në zonën e Memaliajt po inspektohen, ndërsa institucionet po qëndrojnë në gatishmëri për një përkeqësim të motit të parashikuar gjatë fundjavës.



“Kemi përfunduar një mbledhje të Emergjencave Civile në qarkun e Gjirokastrës ku u diskutua e gjithë problematika e cila ndodh në këto momente në terren. Një lajm i mirë që doja të ndaja është që nuk bëhet fjalë vetëm për gjithë Gjirokastrën, por për të gjitha jugun dhe zonat ku kalon lumi i Vjosës, krahasuar me nivelin që kemi pasur sot në pikën e matjes që ka qenë 8 metra, tani ka rënë në  6.5 metra. Kemi një ulje që është me 1.5 metra, e cila do të reflektohet gjithashtu edhe në zonën e Novoselës. Me të vërtet ky është një lajm që tregon përmirësimin e situatës. Në Gjirokastër kemi një ulje të temperaturave, kanë nisur edhe reshjet e lehta të dëborës, rrugët janë të zhbllokuara. Vetëm në zonën e Memaliajt në fshat ka disa banesa që do të inspektohen në këto momente nga forcat e emergjencave civile dhe forcave të armatosura. Nga ana tjetër e gjithë situata është nën kontroll. Plani i evakuimit duhet të jetë në të gjitha bashkitë, të gjitha bashkitë duhet të marrin masat bashkë me Emergjencat Civile. Situata e motit është duke u përmirësuar. Megjithatë të shtunën do të kemi një përkeqësim të motit, por kemi 48 orë në dispozicion për ta menaxhuar”, tha Balluku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!