Balluku shpjegon rregullat e reja të riatdhesimit: Si do të karantinohen ata që jetojnë në zonat e gjelbra dhe të kuqe

schedule09:39 - 3 Maj, 2020

schedule 09:39 - 3 Maj, 2020

Ministrja Belinda Balluku shpjegoi procedurat e reja që do të përdoren për riatdhesimet nga data 4 maj dhe hapat që duhet të ndjekin qytetarët e interesuar.

Balluku theksoi se të riatdhesuarit do të bëjnë karantinim të detyrueshëm 14 ditor si në zonat e kuqe ashtu edhe në ato të gjelbra.

Shqiptarët që do të riatdhesohen duhet të deklarojnë adresën e banimit, pasi do të duhet të karantinohen për 14 ditë, në hotele. Nga 4 maji do të ndikojë edhe për riatdhesimin. Të gjithë shqiptarë duhet të aksesojnë faqen e “Air Albania” për të kryer rezervimin e biletës dhe deklarimin e adresës së banimit.

Ato që jetojnë në zonët e gjelbra duhet të vetëkarantinohen në hotel, në zonat e kuqe karantinohen në shtëpi të monitoruara nga policia. Nuk është më i nevojshme prenotimi i hotelit. Gjatë udhëtimit tuaj në bordin e “Air Albania”, do të keni një formular të deklarimit ku do shkruan edhe një herë adresën e banesës, ky formular ju ngarkon me përgjegjësi ligjore nëse rast se gënjeni do ketë penalizmi.

Udhëtarët e riatdhesuar do ndahen në dy grupe, në zonat e gjelbra do dërgohen me autobus në hotel. Do të duhet të mbulojnë vetëm shpenzimet ushqimore, 7 euro ndërsa 14 euro paguhen nga shteti. Banorët e zonat e kuqe do vetëkarantnohen në shtëpi, së bashku me familjet. Nëse nga këto të fundit duan të karantinohen në hotel, ta deklarojnë në avion”, tha Balluku”, sqaroi Balluku. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!