TIRANË- Herald Jonuzaj, përfaqësues i Kryeministrisë u shpreh se vendimi i GJKKO ka cenuar veprimtarinë e ministrit.
Ai theksoi se një anëtar i kabinetit qeveritar barazohet në imunitet me një deputet dhe në këto kushte, çdo masë ndaj një ministri duhet të kalojë nga Kuvendi.
“Për sa kohë kemi cenim të veprimtarisë së ministrit, i cili është i bazuar në imunitet me deputetin, atëherë autorizimin duhet të merret tek autoriteti përkatës (Kuvendi), që e jep edhe për deputetin.
Kuvendi mbron të drejtën e ministrit për të ushtruar funksionin e tij. Këtë e mbron Kushtetuta. Kuvendi mbron dhe interesin publik për të garantuar hetimet. Këtë jemi duke kërkuar.
Duhet të ndiqet i gjithë kriteri procedural, kushtetuese për të siguruar pezullimin nga detyra të një anëtari të Këshillit të Ministrave”, tha ai./abcnews.al


