Balluku përgëzon punonjësit e Hidrocentralit të Vaut të Dejës: 31 dhjetori është dita e testit për prodhimin e energjisë

schedule08:45 - 31 Dhjetor, 2022

schedule 08:45 - 31 Dhjetor, 2022

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar në HEC Vau i Dejës për situatën energjetike në vend.

Ajo ka takuar nga afër të gjithë punonjësit, duke i përgëzuar për punën e palodhur që kanë bërë. Balluku e konsideroi energjinë një sektor të rëndësishëm, i cili në vitin që po lëm pas ka pasur sukses.

“Unë vendosa që ditën e fundit të vitit të vija t’ju takoja. Të gjithë së bashku kemi bërë një punë të mirë, një vit sfidues na pret, por ne tani sfidat nuk na trembin”, u shpreh ministrja drejtuar punonjësve.

Më tej, Balluku deklaroi: “Është përballuar me sukses nata e Krishtlindjeve se ka një kërkese të shtuar të energjisë. Megjithatë, piku në të gjithë Shqipërinë është data 31, prandaj sot shpresojmë ta përballojmë me sukses”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!