Balluku: Jemi patronazhistët më të mirë në Ballkan, ne punojmë ditë natë, në shi e diell

schedule18:27 - 22 Prill, 2021

schedule 18:27 - 22 Prill, 2021

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi gjatë fjalës së saj në mbyllje të fushatës së socialistëve se PS di si të qajë hallet duke punuar ditë natë. Ajo tha se socialistët janë patronazhistët më të mirë në Ballkan që dinë të udhëheqin edhe ata që kanë humbur rrugën.

“Jemi këtu sot pas një muaji të gjatë fushate. Ne nuk e bëjmë punën se jemi fushatë por sepse dimë të punojmë ditë dhe natë, në shi dhe diell. Ne jemi ndryshe nga ata. Ne nuk dimë të tallemi me njerëzit. Ne bëjmë premtime dhe mbajmë premtime.

 

Ne jemi në krye të emergjencave dhe situatave. Dimë të qajmë hallet dhe t’i zgjidhim ato. 25 Prilli do jetë ditë e shënuar për shqiptarët e Shqipërinë. Mandati i PS është për të gjithë Shqiptarët kudo ku ndodhen. Është për të ndërtuar porte dhe aeroporte.

Për të ndërtuar shtëpitë e çdo qytetari që humbi shtëpinë nga tërmeti. Për të ndërtuar një të ardhme për fëmijët tanë. Ne patronazhistët më të mirë të Ballkanit ne që dimë të patronizhojmë nga nënat dhe baballarët dhe mund të patronizhojmë edhe ata që kanë humbur rrugën”, tha Balluku./mv.abcnews.al