Balluku: Brenda mandatit të tretë synojmë të bëhemi me 5 aeroporte, qytetet ku do ndërtohen

schedule13:14 - 3 Mars, 2021

schedule 13:14 - 3 Mars, 2021

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi gjatë testimit të uljes së avionëve në aeroportin e Kukësit  se pas pak ditësh do të kemi rezultatet nga gara për Aeroportin e Vlorës. Balluku tha se brenda 4-vjeçarit të ardhshëm PS synon të nisë punimet për aeroportin e Korçës dhe Sarandës të cilët do i shërbejnë turizmit.

“Pas pak ditësh do të kemi rezultatet nga gara për aeroportin e Vlorës. Për ne që vijmë nga kjo fushë para disa vitesh do dukej ëndërr e largët. Vetëm në dy vite dorëzojmë një aeroport të ri dhe nisim punë për një aeroport të tretë. Brenda 4-vjeçarit do të nisim punën për dy aeroporte të tjera që janë ndërkombëtare për nevoja turistike si ai i Korçës dhe Sarandës duke përmbyllur një strategji me 5 Aeroporte.

Lajme të mira do të ketë në aviacion që është goditur nga pandemia. Aviacioni ka pësuar një humbje në trafik se 65%. Me qindra mijëra punonjës kanë humbur vendet e tyre të punës. Dëmi ka qenë i madh.

Shpresojmë që pas vaksinimit të kemi mundësi të udhëtojmë sërish dhe të kthehemi në shifrat e 2019. Që edhe ne me projektet tona të ecim përpara dhe shqiptarët të përfitojmë çmime të ulëta dhe shërbim cilësor”, u shpreh ministrja./mv.abcnews.al