Ballsh, merr fund izolimi i 250 fëmijëve të kopshtit

schedule14:20 - 31 Mars, 2019

schedule 14:20 - 31 Mars, 2019

250 fëmijët ishin “ngujuar” mes 4 mureve të kopshtit prej vitesh të tëra nga ndërtimet pa leje, që kishin zaptuar gjithë hapësirën publike të tij. Bashkia e Ballshit çliron kopshtin duke prishur ndërtimet e paligjshme përreth tij.

Një kopsht fëmijësh me 250 fëmijë në qytetin e Ballshit prej vitesh qëndronte i izoluar nga ndërtimet e paligjshme që ia kishin bllokuar gjithë territorin dhe lulishtet.

Fëmijët ishin të privuar nga lojërat në oborrin e kopshtit, nga ajri i pastër dhe natyra. Të izoluar mes 4 mureve të kopshtit, fëmijët e vegjël ishin të detyruar të thithnin lagështirën e mureve .

I pranishëm gjatë aksionit për prishjen e ndërtimeve të paligjshme, ka qenë edhe kryetari bashkise Mallkastrës Agron Kapllanaj. Për t’i dhënë hapësiren e bollshme këtij kopshti, Kapllanaj thotë, se Bashkia do të spostojë edhe një pjesë të rrugës.

Banorët e Ballshit ndihen të kënaqur profilin urban qytetit mallakastriot. Ndërkohë në Mallakastër janë kryer një sërë investimesh të rëndësishme publike: janë rehabilituar rrugë në lagjet e qytetit dhe po punon aktualisht në lagjen 5 shkurti. /abcnews.al