Ballkani nuk ka të ndalur, “Dardanët” e Ilir Dajës fitojnë bindshëm ndaj Dukagjinit

schedule15:57 - 13 Nëntor, 2023

schedule 15:57 - 13 Nëntor, 2023

Ballkani po vazhdon të dominojë në elitën e futbollit të Kosovës, teksa mesditën e kësaj të hëne, “Dardanët” e Ilir Dajës kanë mundur me rezultatin e thellë 3 me 1, skuadrën e Dukagjinit, në sfidën e fundit të vlefshme për javën e 14-të të Superligës kosovare.

Për skuadrën nga Suhareka, golat erdhën nga Gripship, Kryeziu e Tolaj, të cilët gjetën rrugën e rrjetës, në minutat 15’, 49’ e 90’, ndërsa për Dukagjinin e Armend Dallkut, golin e vetëm të sfidës e shënoi Vitor Hugo, në minutën e 44’-t të sfidës.

Falë kësaj fitoreje, Ballkani vazhdon marshimin drejt titullit të tretë kampion radhazi, teksa tashmë ka shkuar në kuotën e 32 pikëve, 7 më shumë se Drita e vendit të 2-të, por me 1 ndeshje më pak se këta të fundit, ndërsa skuadra e Dukagjinit mbetet në vendin e 6 me 17 pikë. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!