“Ballkani” në Shtëpinë e Bardhë/ Biden i kërkon Melonit angazhim për krizën në Veri të Kosovës

schedule15:21 - 28 Korrik, 2023

schedule 15:21 - 28 Korrik, 2023

Presidenti Amerikan Joe Biden mirpriti në Shtëpinë e Bardhë mbrëmjen e të enjtes Kryeministren Italiane Giorga Meloni, vizita e pare kjo e Melonit në Shtetet e Bashkuara që kur ajo mori detyrën vitin e shkuar.

Përgjatë takimit të tyre dy liderët diskutuan mbi mbështetjen e nevojshme që duhet ti jepet  Ukrainës si dhe mbi krizën e emigracionit që ka prekur Italinë.

Presidenti Amerikan dhe Kryeministrja e Italisë nuk lane jashtë diskutimeve të tyre edhe situatën në Ballkanin Perëndimor.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Biden dhe Meloni ranë dakord që të vijojnë të mbështesin vendet e rajonit në rrugëtimin e tyre euroatlantik. Kjo deklaratë thekson edhe rëndësinë e uljes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë .

“Shtetet e Bashkuara dhe Italia riafirmojnë angazhimin e tyre të përbashkët për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e tyre të gjatë për integrimin euroatlantik të rajonit. Joe Biden dhe Giorgia Meloni vendosën të përforcojnë koordinimin për të favorizuar ulje të tensioneve dhe pajtimin mes palëve si dhe pranuan rolin vendimtar të Quint-it. Shtetet e Bashkuara mirëpresin angazhimin e qeverisë italiane në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë kontributin e forcave të armatosura italiane në misionet e KFOR-it, EULEX-it dhe EUFOR  Althea.”

Vizita e Kryeministres Giorga Meloni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen përpara se Italia të marrë presidencën e G7-s në vitin 2024.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!