Balliu në ABC: Nuk do të lejojmë që PD të kthehet në shoqatë Basha-Bardhi

schedule14:45 - 19 Nëntor, 2021

schedule 14:45 - 19 Nëntor, 2021

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Klevis Balliu këtë të premte ka qenë i ftuar në emisionin ABC Live me gazetaren Juli Xhokaxhi ku ka folur në lidhje me situatën politike në PD dhe zhvillimin e dy kuvendeve.

Balliu në fjalën e tij ka theksuar se Kuvendi i 11 dhjetorit është kuvendi i shumicës dhe i shkarkimit të Bashës.

Ndër të tjera ai ka theksuar se kryetari i PD-së Basha nëse do që të bëjë verifikimin e firmave të shkojë dhe ta bëjë se listat i ka në seli.

Statuti i PD nuk ka asnjë nene ku thotë që nëse mbledh demokratët përjashtohesh nga partia dhe nuk ka asnjë nen ku thotë se firmat duhet të dorëzohen te Luli apo te gazi. Me kuvendin kombëtar të 11 dhjetorin, Basha shkarkohet ndërsa data 18 është një anti-kuvend.  Kuvendi i datës 11 është si rrjedhojë e delegatëve. Ne i kemi thënë që të verifikojë firmat pasi janë në institucion, por ai nuk pranon në shtëpi nuk ja dërgojmë dot. Ditën që ne dorëzuam firmat ishte pak vonë dhe ai nuk ishte aty, ndaj ne i lamë në zyrën e Edi Palokës te kryetari i Këshillit Kombëtar, nuk i kemi dërguar në Kine. Aty i ka të marrë listat dhe ti lexojë se ai i njeh delegatët e partisë, le të marrë dhe të gjithë mediat dhe të bëjë dhe verifikimin e emrave. Por ai nuk shkon se e di që ato janë të vërteta firmat, por ne nuk mund të mbajmë Bashën dhe të shkatërrojmë PD-në. Kjo nuk është luftë brenda partisë, por është luftë e Lulit me PD-në”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!