Gjermania do të votojë në parlament ditën e nesërme pro hapjes së bisedimeve për anëtarësim për Shqipërinë, por me kushte. Në një lidhje telefonike nga Berlini, numri dy i socialistëve, Taualnt Balla tha se kushte ka edhe për Maqedoninë, teksa shtoi se mazhoranca e fton opozitën për dialog dhe zgjedhje në vitin 2021.
Bundestagu gjerman do të miratojë të enjten vendimin për të hapur bisedimet për anëtarësim në BE për Shqipërinë, por me kushte. Numri dy i socialistëve, Taulant Balla ka ndjekur vendimmarrjen gjermane dhe në një lidhje telefonike nga Berlini, tha në ABC Neës se kushte ka edhe për Maqedoninë.
Balla shtoi se reforma në drejtësi u sulmua nga opozita, dhe se është koha që opozita të pranojë ftesën e Edi Ramës për dialog politik. Numri dy i mazhorancës nuk pranon përgjegjësi politike për kushtet e Gjermanisë, dhe përjashton zgjedhjet e parakohshme.
Vendimi i Gjemanisë certifikohet në parlament të enjten, ndërsa Franca, vendi më kritik, ende nuk ka shprehur asnjë qëndrim nëse do të japë një karton jeshil për vendin tona. /ABC News Albania 24/7