Kongresi i Partisë Socialiste është përkufizuar si ditë feste në selinë rozë. Ai do të nisë punimet me përkujtimin e figurave të saj kryesore që kanë dhënë kontribut në 30 vite dhe më pas në pjesën e dytë do të prezantohet vizioni për Shqipërinë 2030 dhe objektivat për mandatin e radhës.
Detajet i bëri të ditura kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, në një deklaratë për gazetarët në selinë rozë.
“Nesër PS e Shqipërisë feston 30-vjetoprin e saj dhe urimet nuk bëhen dot sot. Ky është një moment historik në rrugëtimin e PS që gjatë 30 viteve ka një kontribut të veçantë në jetën politike të vendit. Nuk i ka bërë asnjëherë dëm interesave të vendit por ka investuar në favor të demokracisë dhe çuarjen përpara të ëndrrës së anëtarësimit në BE. Pjesa e parë e kongresit do i dedikohet këtij rrugëtimi 30-vjeçar. Duke kontribuar tek PS të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre për një Shqipëri europiane., Do ketë përshëndetje dhe mesazhe. Në pjesën e dytë të kongresit do prezantojmë vizionin e Shqipërisë 2030 me një prezantim të përmbledhur të objektivave për mandatin e radhës qeverisës”, u shpreh Balla.
Balla deklaroi se brenda PS-së do të ketë një analizë të thellë brenda partisë në mënyrë që deri në pranverën e vitit 2022, e gjithë struktura e saj të jetë në përgjigje të kërkesave të kryetarit dhe kryesisë.
“Në shtator mblidhet Kuvendi i ri dhe qeveria do prezantojë programin e saj në kuvend. Analiza dhe reformimi i PS nga niveli I bazë. Duhet ta nënvizoj, ndoshta në dy palë zgjedhjet e kaluara, ne nuk kemi bërë një analizë të duhur dhe të thellë për të kuptuar se në cilën pjesë nuk kemi funksionuar si duhet për të parë ku duhet të përmirësohemi. Ne po i japim vetes kaq shumë kohë. Procesi fillon prej 15 qershorit për të garantuar që pranverën e vitit 2022 e gjithë e struktura e PS t’i përgjigjet kryeministrit dhe kryesisë. Tashmë një leksion e kanë mësuar të gjithë, edhe fituesit edhe humbësit e Shqupit që nëse do të fitosh një palë zgjedhje, përgatitjet fillojnë menjëherë pas zgjedhjeve të para.
Janë disa faza. Nesër do vënë në dispozicion dokumentacionin që do miratojë progresi, PS është parti me shumë rregulla dhe respektimi i këtyre rregullave na bën të kuptojmë si po ecim. Kongresi do miratojë analizën dhe riorganizimin dhe fazë pas faze, shkojmë te kryesia e partisë. Çdo gjë do jetë fazë pas faze. Çdo anëtar është delegate kongresi, Nesër ka festë dhe pjesën e parë si një rikujtim i vlerave dhe atyre që kontribuan në krijimin e kësaj force politike. Nuk ka një forcë tjetër politike në vend që në 30 vite të mos ketë një kontribut politik”, tha Balla. m.v/abcnews.al